fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Nuk kisha jetu në një shtet që ma ndalon ta vë shaminë

Shqiptari që tutet prej shamisë!

Shkruan: Kimete Berisha

Është primitivizëm i madh ta privosh një besimtare nga e drejta e saj për të vë shaminë në kokē. Nuk kisha jetu në një shtet që ma ndalon ta vë shaminē.

Nuk është ai shtet i joti.Shamia vëhet edhe për arsye të tjera: shëndetësore, estetike, etj. prandaj, veç një shtet i frikësuar, i kompleksuar dhe primitiv e ndalon shaminë në shkolla. Shkolla teknike e Gjakovës ka harruar ta vë edhe shenjën që ‘duhet’ të ndalohet edhe rënia në dashuri, vardisjet, martesat dhe seksi brenda shkollës (përfshi oborrin e shkollës).

Drejtoreshën e kisha shkarku veç pse e ka ndaluar karminin. Qysh shkon jeta në gjimnaz pai skuq pak buzët. Nuk e përcakton shminka moralin, idiote, shminka ka efekt pozitiv psikologjik: të bën të dukesh bukur, pastaj kjo ndikon të ndjehesh mirë.

Krejt librat që i kam lexuar dhe i lexoj, më ka qëlluar të kem buzëkuq…Çka ka lidhje dija me pamjen fizike dhe me fashionin…Pikërisht kjo ka qenë tabuja primitive që kam dashur ta thyej dhe e kam thyer: ‘flokët e gjata-mendtë e shkurta’! NO.Flokëgjata ta ftof! (Vajzë e zgjuar është konsideruar veç ajo që është dukur si ‘mushki’). Në vakt tonin, llajnerin e kemi qitë me gjilpërë (plus vizllojke llajneru dhe çka hjekshe me siguru),aq preciz kemi qenë në aspektin e bukurisë.Në atë kohë, edhe një ftua u kafshua nga e gjithë klasa.

Nuk binte në sy kush ka e kush s’ka. Krejt të barabartë. Ka pas dashuri, se s’ke pas çare prej familjes pa qenë i dashun dhe m’i nda ushqimin (kryesisht ftonin) me shoqni. Liri për vajzat që duan të duken bukur;Liri për vajzat që duan ta mbulojnë bukurinë;Liri për djemtë e vajzat që të dashurohen.Burg për drejtoreshën që sillet si profesori i Pink Floyd-ave. Ani me atë frizurën e saj BOBY. Ik. P.S. Thuaj Rambos mos u tut prej shamie, se nuk je tutë prej Serbia, shpjegoja komandantit se besimi në Zot veç e avit njerin, nuk e prishë. Derisa i ‘tutësh’ Zotit dhe mëkatit – mirë o’ puna.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close