KONFIRMOHET: Para Kurtit, mbi 9 milionë euro janë investuar në Kompleksin Adem Jashari
Shumë projekte e investime kanë ndodhur pas luftës në memoriale e muze të dëshmorëve të kombit. Kulla e Zahir Pajazitit, në Gllogjan e në Prekaz e qindra të tjera janë rregulluar nga qeveritë e mëparshme, e veçanërisht nga Qeveria Thaçi.
Ndërkohë, gjatë 19 viteve të pasluftës, afër 9 milion euro janë investuar në të gjithë kompleksin memorial të Familjes Jashari. Këtë e ka konfirmuar edhe ciceroni i Kompleksit Jashari duke treguar se nga viti 2005 kanë filluar investimet.
Afër nëntë milion Euro ka derdhur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që Agjencioni për Mbrojtjen e Memorialeve të Luftës të ndërtojë dhe mirëmbajë Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, ende pa ardhur Kurti në pushtet.
Këtë shumë, e ka konfirmuar Idriz Blakaj, ish drejtor i kësaj agjencie.
Ai ka treguar se procesi i konzervimit të Kullave është gati nga viti 2016. Po presim aprovimin e ligjit të ri për Kompleksin, sepse ligji e parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një Komision ndërinstitucional e jo Agjencia”, kishte thënë Idriz Blakaj, drejtor i AMKMK-së.