fbpx
Lajme

Buxhovi: Thaçi është pjesë e historisë, deshëm apo nuk deshëm e ka vendin e tij në histori

Historiani Jusuf Buxhovi, ka folur për zhvillimet në vend pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të krerëve të tjerë të UÇK’së.

Buxhovi ka sqaruar deklaratën e tij dhënë kohë me parë, duke thënë se i është keqpërdorur, shkruan Periskopi.

“Lufta është një kapitur i mbyllur. Lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë, është një ndër luftat më të fuqishme që e kanë bërë shqiparët”, ka thënë ai në një debat.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale por edhe të politikanëve të tjerë, duke thënë se është e papërgjegjshme.

“Nuk guxon një shtet ta krijoj një fushatë kundër një gjyqësori”

“Unë mendoj se drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, unë uroj drejtësia ta thotë fjalën e vet edhe për viktimat e pas luftës”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ish-presidentit Hashim Thaçi është pjesë e historisë, i pëlqej apo jo dikujt.

“Është pjesë e historisë, deshëm apo nuk deshëm e ka vendin e tij në histori. Në librin tim i jap vendin që ka marr pjesë në lëvizjen popullore të Kosovës, ka qenë një faktor i rëndësishëm”, u shpreh ai./Periskopi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close