fbpx
Lajme

Krasniqi për bisedimet VV-LDK: Prit magar sa të del bar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas situatës së krijuar nga VV dhe LDK për mosarritjen e koalicionit mes dy partive për formimin e qeverive, shkruan Gazeta Metro.

Krasniqi i quajti si “mahi” politike bisedimet për arritjen e marrëveshjes së koalicionit, derisa ka thënë se të gjithë po vazhdojnë të heshtin me këtë gjendje.

Ai ka përdor edhe një thënie të popullit “Prit magar të del bar”.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

“MAHI” POLITIKE?!

Një marrëveshje e shpejtë, e papritshme, e pa zhurmë e cila e heshti Kryeministrin e dorëhequr për hiçgjë?! I la të heshtur edhe të pa heshturit. Ndoshta pse ishte dita e të durueshmeve?! Ngjan edhe kjo?! Një ditë të gjithë bëhen të heshtur?! Mbase nuk kanë çka të thonë?!

A ishte për të heshtur, ende nuk dihet gjë?! Por kur të dihet, mbase nuk do të ketë kohë për të dërdëllitur. Apo ndoshta në ndihmë do tu vije Vuçiqi i cili atë që e pohon sot e mohon nesër.

Kështu ishte deri me sot, a do ta vazhdon zanatin e vjetër? Ku ta dish? Duhet të presim. Prit gomar deri të del bari.
Apo pasi nuk e kanë pyetur Brukselin zyrtar pse ta pyesnin e prisnin Kosovën me dy qeveri, një në shkuarje e tjetra në ardhje, e pa karrige esëll qeveritare.

Ta shohim,” nëse kemi çka të shohim?!…///gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close