fbpx
Lajme

“Kryeministri i Britanisë: Gjykata Speciale është Gjykatë Politike, për t’i mbushur xhepat e lajkatarëve të BE-së”

Ish Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX z. Malcom Simons ka dhënë detaje për takimin e tij me Kryeministrin e tanishëm të Britanisë së Madhe z. Boris Johnson. Ai tregon se në vitin 2016 ka biseduar me Boris Johnson në kohën sa ishte Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Sipas Kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Malcom Simons – z. Johnson ka thënë se Gjykata Speciale është Gjykatë Politike, për t’i mbushur xhepat e lajkatarëve të BE-së.

Gjithashtu, Malcom Simons kishte publikuar edhe emailet zyrtare të një gjyqtari të EULEX-it ku thoshte se “shqiptarët janë kafshë që duhet zbutur”, poashtu edhe emaile që tregojnë për padrejtësinë e gjyqtarëve të EULEX-it ndaj luftëtarëve të lirisë. Një pjesë e tyre sot janë edhe gjyqtarë në Gjykatën Speciale.

Ju ftojmë ta ndiqni videon me dokumente zyrtare: https://www.youtube.com/watch?v=1G9avULnVy4

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close