Kurti: Kur ta kemi një president normal, do ndërtoj raporte normale me të
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth raportit që ka me Presidentin Hashim Thaçi.
Lidhur me pengesat dhe ballafaqimet që tash e një kohë kanë mes vete në kontekstin president – kryeministër, Kurti tha se Thaçi nuk ushtron normalisht funksionin e tij prej presidenti.
”Kur ta kemi një President normal unë do të ndërtoj raporte normale me Presidentin”.
”Aktualisht kemi një president i cili dëshiron të jetë më shumë se president, andaj e do një kryeministër që do të jetë më pak se një kryeministër dhe kjo është arsyeja që e do një Qeveri të ri pas zgjedhjeve të reja”.
Ai u shpreh në Opinion që klasa e vjetër politike janë bërë bashkë për ta mposhtur atë meqë veçmas do të dilnin humbës në zgjedhjet e ardhshme.
”Lëvizja Vetëvendosje që nga 6 tetori i vitit të kaluar jemi dyfishuar, dhe ky është sikleti i gjithë regjimit të vjetër, ku tashmë janë bërë që të gjithë bashkë kundër nesh në mënyrë që të mos humbin veçmas në zgjedhjet e radhës”.
”Pra unë nuk mund të kem raport normal me dikë i cili nuk e ushtron normalisht funksionin por vazhdimisht ndodhet jashtë komptencave dhe mandatit kushtetues”.
”Unë jam kryeministër në detyrë, pra presidenti i Kosovës është president jashtë detyrës”