fbpx
Lajme

GazetaBlic: Universiteti “Kadri Zeka” i la studentët e diplomuar pa pelerina, për të blerë mobile (Dok)

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, dyshohet se ka bërë keqpërdorim të buxhetit publik në kohën e ceremonisë së diplomimit të studentëve, në tetor të tetor të vitit të kaluar.

Prej 300 studentëve të këtij universiteti që kanë përmbushur kushtet për diplomim me datën 26 tetor të vitit që e lëm pas, 170 studentë nuk kanë pasur mundësi të veshin pelerinë, veshje kjo që nuk do t’i dallonte ata nga kolegët tjerë që po diplomonin atë ditë.

Mungesën e pelerinave për studentët e diplomuar, rektori i këtij universiteti Bajram Kosumi, e kishte arsyetuar me buxhet jo të mjaftushëm, për sigurimin e tyre.

Unë jam me gjithë ju në radh të parë studentët, sipas protokolit është dashur që të jem me pelerinë këtu para studentëve, unë e kam por nuk e kam marrë në shenjë të bashkimit me ata student që sot nuk e kanë pelerinën. Ne i kemi 130 pelerina por nuk e kemi ditur se sivjet do të jenë 300 studentë që diplomojnë, kaq ka qenë buxheti ynë por gjenerata tjetër në mot, në ketë kohë, do të jenë të gjithë me pelerina”, ka deklaruar Kosumi, para studentëve.

Ndërsa pa kaluar 2 muaj nga data e mbajtjes së ceremonisë së diplomimit, ky universitet ka shpallur tender për furnizim me Inventar, në vlerë prej mbi 16 mijë eurosh.

Ndërsa pa kaluar 2 muaj nga data e mbajtjes së ceremonisë së diplomimit, ky universitet ka shpallur tender për furnizim me Inventar, në vlerë prej mbi 16 mijë eurosh.

Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë kontratën e Universitetit “Kadri Zeka” me kompaninë “Graniti” Sh.P.K e cila kap vlerën prej 16,616,94 euro.

Kontrata e Universitetit “Kadri Zeka” me kompaninë “Graniti” Sh.P.K

Lidhur me rastin “Gazeta Blic” ka kontaktuar me Prorektorin për Buxhet dhe Financa, Naim Mustafa por ai ka refuzuar të deklarohet.

I pyetur përmes postës elektronike se a bëhet fjalë për keqpërdorim të financave, derisa në kohë të diplomimit të studentëve kanë munguar ato ndërsa në dhjetor ka pasur sa për tu paisur edhe me invertar, Prorektorin Mustafa nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“Gazeta Blic” ka raportuar edhe për parregullësi tjera në këtë universitet. Në mars të vitit të kaluar, në mënyrë të jashtëligjshme përmes një konkursi të brendshëm ka bërë përzgjedhjen dhe avancimin në pozita të disa kandidatëve.

Po ashtu “Gazeta Blic” kishte raportuar edhe për punësimin e Xhevat Bekteshin në këtë universitet, i cili sa ishte Kryeministër Bajram Kosumi, kishte shërbyer si shef kabineti të tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close