fbpx
Lajme

Peci shpërndan një audio-incizim të stafit të RTK-së: As e bukur jo, q*a nanën

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Konferencës së Sigurisë në Mynih në Radio Televizionin e Kosovës, më 18 shkurt, është dëgjuar një komunikim mes stafit të RTK-së, që përmban gjuhë denigruese, seksiste dhe të papranueshme, ndaj kryediplomates Donika Gërvalla.

Sipas tij, gjuha e tillë nuk duhet të ketë vend në asnjë format, e lëre më në një platformë mediatike që për më tepër është institucion publik.

“I bëjmë thirrje edhe Radio Televizionit të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë, dhe këtë rast ta trajtoj me seriozitetin më të lartë, ashtu që të sigurohet që një nivel i tillë mendimi e diskutimi të mos tolerohet më kurrë”, shkroi ai në Facebook.

“Njëkohësisht, i bëjmë thirrje të gjitha mediave, gazetarëve e shoqërisë civile që të reagojnë karshi një gjuhe të tillë që fatkeqësisht nuk është e rrallë në shoqërinë tonë, por që nuk guxojmë në asnjë mënyrë ta lejojmë të tejkalohet pa u dënuar nga shoqëria”, shtoi i pari i dikasterit të Bujqësisë, teksa ka shpërndarë një fotografi dhe audio-incizim që gjendet brenda një portali, ku evidentohet gjuha skandaloze ndaj kryetares së Listës “Guxo”, njëherësh ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close