fbpx
Lajme

Lame: Po të ishte gjallë Agim Ramadani do të ishte oficeri më i mirë në trojet shqiptare

Në një intervistë maratonike të emisionin “Pa Rrotlla”, Gjeneral z. Kudusi Lame, i cili ishte Komandant i Divisionit të Kukësit gjatë luftës së UÇK-së, tregon njohjen e tij me heroin e kombit Agim Ramadani. Vlerësimet e tij për Heroin Agim Ramadani janë në piadestal.

Sipas tij, po të ishte gjallë Agim Ramadani, do të ishte oficeri më i mirë në trojet shqiptare.

Në vendin Papaj, z. Kudusi Lame tregon që e ka njohur për herë të parë Agim Ramadanin.

Sipas tij ishte i mpreht, shumë simpatik, me një mjekërr të hollë dhe me një terminologji fantastike. Më ka kënaqur, ma ka zgjeruar gjoksin me shpjegimin që ka ma bërëIshte shumë i aftë dhe shumë i fuqishëm; shprehet i emocionuara z. Kudusi Lame.

“Agim Ramadani u përzgjodh që të më jipte mua informacione, ishte edhe si Shef Shtabi ndërsa Rrustemi ishte Komandant”.

Prej asaj dite ne kemi pasur marrëdhënie të përditshme, dhe shumë të përditshme bashkë, përfundon Gjeneral Kudusi Lame.

Gjithashtu ai ka theksuar se Agim Ramadani ka bërë punë shumë të mëdha për lirinë e Kosovës dhe shprehet i emocionuar se e ka dashur atë si person.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close