Rozë
Rita ndryshon pamjen, bëhet flokëkuqe për Halloween
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në festën e mbajtur për Halloween “Kiss FM Halloween House Party”.
Këngëtarja 26-vjeçare si çdo herë tjetër u shfaq me një stil të veçantë, ku të gjithë sytë ishin nga ajo.
E veshur me veshje të gjelbër e flokë të kuqërremta ajo dukej tejet seksi.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rita-ora-in-poison-ivy-costume-871714_1509110683-6869626.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rita1_1509110687-834910.jpg)
Ky kostum i lejoi Ritës të shfaqte bukurinë e saj para se të performonte në skenë.
Më pas Rita dhuroi edhe puthje për fotografët.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rita3_1509110709-930316.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rita4_1509110713-1105068.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rita5_1509110718-778428.jpg)
Kujtojmë se Rita pas një pauze është kthyer përsëri me projekte të reja. “Anywhere”, është projekti i saj i fundit i cili po pëlqehet shumë nga fansat e saj.