LDK reagon pasi që Haki Abazi i quajti zyrtarët e saj arrogantë
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku i ka reaguar deputetit të VV-së, Haki Abazit që sot gjatë ditës i quajti arrogantë zyrtarët e LDK-së, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Baxhaku tha se është Abazi ai që shquhet për arrogancë.
“Haki Abazi i cili shquhet për arrogancë paska fol për arrogancën e LDK-së?! Çfarë injorance!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot gjatë ditës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se deklarimi me gjuhë arrogante nga LDK-ja, është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve dhe të vendit. Sipas tij, kjo arrogancë nuk paraqet pikëpamjet e votuesve të kësaj partive.
Abazi ka shkruar në Facebook, se duhet trajtuar më me respekt e me kujdes, përpjekja për të caktuar një standard të ri të arritjes së marrëveshjes për qeverisje.
“Duhet trajtuar më respekt e me kujdes përpjekja për të përcaktuar një standard të ri të arritjes se marrëveshjeve për bashkëqeverisje, sidomos kur kjo përpjekje dhe gadishmëri vjen nga LVV si fituese e parë e votës se pavarur, të pakushtëzuar, të pafavorizuar, votës nga diaspora që nuk është e varur direkt nga benificionet e mundshme politike. Dmth vota për LVV është votë e idealit për shtetin dhe vizionin e jetës me dinjitet në Kosovë. Pesha e votës është e njejtë por pasërtia e mardhënies ndërmjet votës dhe subjektit politik është po aq e rëndësishme”, ka thënë ai.
Sipas tij, deklarimi me gjuhë arrogante dhe mungesa e modestisë është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve dhe të vendit.
“Në atë proces LVV nuk ka participuar asnjëherë dhe në asnjë moment. Arroganca e zyrtarit të LDK në media nuk paraqet as pikpamjet e votuesit të LDK që ka votuar për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë, rrjedhimisht kujdes nga pozicionet që zbehin besimin, dërgojnë ujë ne mullirin e PRONTO dhe ju rikujtojnë elektoratit formulat të cilat pas shenjë së barazimit kanë interesin individual dhe jo ate shtetrorë.
Asnjë gjë nuk është me rëndësishme në këtë fazë se sa përfundimi i procesit të determinuar nga vota qytetare dhe rezultati i pastërt zgjedhor e që është formimi I qeverisë dhe konsolidimi i institucioneve që të kryejnë punët e mëdha që po na presin”, ka thënë ai./GazetaExpress/