fbpx
Lajme

“Lufta” për një ministri: Isa Mustafa e Albin Kurti po e rrezikojnë arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës!

Ndonëse sot, dy herë r radhazi Isa Mustafa e Albin Kurti patën takime kokë me kokë, kjo nuk mjaftoj për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.Mirëpo, siç mëson Gazeta Blic, e gjithë “lufta” është për një ministri.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që t’i ketë kryetarin e Kuvendit, 6 ministri dhe në momentin që e marrin edhe postin e presidentit, 1 ministri t’ia kthejnë Vetëvendosjes, duke u bazuar 5 me 5 sa I përket dikastereve qeveritare, partia e Kurtit ka një tjetër kërkesë.

Kjo parti po kërkon që derisa të zgjedhet Isa Mustafa president t’i kenë dy partitë nga 5 ministri, dhe në momentin që LDK e merr presidentin, Vetëvendosje t’i ketë 6 ministri dhe kryeministrin, pra 1 ministri më shumë se sa Lidhja Demokratike e Kosovës.“Pra, e gjithë lufta po zhvillohet se kush do ta ketë një ministri më shumë”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close