fbpx
Lajme

“Lushtakët që nga viti 2009 kishin pasur probleme me familjen e policit Enver Smakiqi”

Një burim i gazetës Nacionale ka treguar rreth ngjarjes së plagosjes së dy policëve në Skenderaj, ku i përfshirë dyshohet të jetë ish nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku djali i tij dhe vëllau.

Krejt kjo ngjarje sipas burimit kishte nisur pas një shqiptimit të një gjobe. Ku pas gjobës së shqiptuar të djalit të Lushtakut, i njejti kishte thirrur babain(Nuredinin) që të vjen tek vendi i ngjarjes, më saktësisht në rrugën Idriz Rreci. Pas ardhjes Nuredini ia kishte drejtuar armën policëve.

“Djalit të Lushtakut ia kanë shqiptu një tiketë policia, ai e ka thirrë Lushtakun në telefon. Lushtaku ka ardhë direkt te vendi i ngjarjes. Pas kësaj Nuredini ka dalë me allti në dorë prej kerrit dhe iu ka drejtu policies”.

Tutje ky burim thotë se Lushtakët që nga viti 2009 kishin pasur probleme me familjen e policit Enver Smakiqi.

Lushtaku mbrëmë kishte deklaruar se nuk ka pasur armë e as nuk kanë përdorur ndaj policisë, por që polici është plagosur nga arma e kolegut të tij, çka thotë se do të dëshmohet.

Por, fjalët e Lushtaku i ka demantuar raporti i policisë së Kosovës, ku rastin e kanë cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close