fbpx
Lajme

Mbështetësja e VV-së dhe Liburn Aliut ngritet në një pozitë të rëndësishme në ministrinë e Xhelal Sveçlës

Kadrije Rexhepi-Aliu ka marrë një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gazeta Express ka siguruar dokumentin që thotë se Rexhepi-Aliu është emëruar Zëvendësuese e Udhëheqësit të Sektorit të Gjendjes Civile në ARC, që funksionon në kuadër të MPB-së. Më parë, ajo ishte nëpunëse administrative. Duket qartë se ajo merret edhe me politikën vendore. Është përkrahëse e LVV-së dhe ndjek, i pëlqen, e i komenton aktivitetet e ministrit Liburn Aliu. Express ka gjetur se emri i saj figuron në listën e donatorëve në LVV dhe për këtë ka dërguar pyetje në MPB, drejtuar Rexhepi – Aliut. Ministria nuk është përgjigjur.

Kadrije Rexhepi-Aliu që dikur kishte qenë nëpunëse administrative dhe ushtruese e detyrës së zyrtares për verifikim, është ngritur në pozitë në Agjencinë e Regjistrimit Civil. Ajo do të jetë zëvendësuese e udhëheqësit të Sektorit të Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Vendimi për emërimin e Kadrije Rexhepi-Aliut, është marrë me datë 4 qershor derisa është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i ARC-së, Blerim Camaj.

Paga që do të gëzojë Rexhepi – Aliu, e cila duket se merret edhe me parti politike,ka koeficient 8.5.

Vendimi për emërimin e Kadrije Rexhepi-Aliut

Gazeta Express e ka kontaktuar sot gjatë ditës Blerim Camajn për ta pyetur për zyrtaren, për të cilen ai dha nënshkrimin që të rritet në pozitë.

Camaj e ka konfirmuar se Kadrije Rexhepi-Aliu është bërë ushtruese e detyrës, por që e arsyeton këtë duke thënë se e njëjta e ka kualifikimin që duhet për këtë pozitë, por nuk e di se çfarë fakulteti ka kryer.

Drejtori i ARC-së thotë se nuk ka informacione që e njëjta mund të jetë e afërt me LVV-në apo familjare e ndonjë ministri të Qeverisë Kurti. Camaj nuk e di edhe se në cilin fakultet i ka kryer studimet Rexhepi-Aliu, derisa, në profilin e saj në Facebook shkruan se ka të kryer fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

“Ato informacione i kam, nuk është ngritë në detyrë por është u.d”, thotë ai.

“E ka kualifikimin. E ka masterin. Nuk e di në cilin fakultet, atë veç personeli e dinë”, shton tutje, duke bërë të ditur se Rexhepi-Aliu nuk ka pasur kundërkandidat për këtë pozitë.

“Nuk kemi pas brenda atij sektori tjerë. Ka qenë e vetmja”, përfundoi i njëjti.

Gazeta Express ka provuar që përmes telefonit të kontaktojë Ministrin e Infrastrukturës nëse ka lidhje familjare ose afërsi miqësore me të punësuarën në MPB, por, që ai nuk ka qenë i qasshëm për t’u përgjigjur.

Në thirrjet e gazetës nuk është përgjigjur as ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Emri i Kadrije Rexhepi-Aliut, figuron në një raport të auditmit që kishte publikuar Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2013-të.

Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorëve të pavarur 01 Janar 2013 – 31 Dhjetor 2013 – Lëvizja Vetëvendosje

E njëjta, po atë vit, radhitej në mesin e disa emrave që kishte ndihmuar me një shumë të hollash subjektin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Të dhënat e saj janë të publikuar në shënimet për pasqyrat Financiare 01 Janar 2013 deri më 31 Dhjetor, 2013.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Zyrën për Media në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të enjten më datë 10 qershor, të cilat i ka kërkuar t’i përcillen znj. Rexhepi – Aliu. Deri në momentin e publikimit, përgjigjet nuk janë kthyer.

No description available.

Rexhepi-Aliu është më shumë aktive në rrjete sociale, e aty e ka ekspozuar afërsinë me ministrin Aliu dhe VV-në.

Atë e ndjek në Instagram ministri Aliu, e Rexhepi-Aliu nuk ka hezituar që shpesh herë të i komentojë atij edhe nëpër fotografitë që ka publikuar në këtë rrjet social.

Komentet në rrjetin social Instagram
Komentet në rrjetin social Instagram

Kadrije Rexhepi-Aliu është edhe në listën që Liburn Aliu i ka miq në rrjetin social Facebook.

Profili i znj. Kadrije Rexhepi – Aliu

Në Facebook, Kadrije Rexhepi-Aliu në vazhdimësi ka publikuar postime në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Liburn Aliut.

Profili i Kadrije Rexhepi-Aliut në Facebook
Profili i Kadrije Rexhepi-Aliut në Facebook

Liburn Aliu nuk është zyrtari i vetëm i Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, për të cilin u raportuar se ka punësuar një familjar në pozitë të rëndësishme të shtetit.

Një familjar i Besnik Bisilimit pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Gëzim Tosuni, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria.

Gëzim Tosuni ka thënë se ka lidhje familjare me zëvendëskryeministrin Bislimi, përmes një shpjegimi se “takohemi me njëri-tjetrin”.

“Kemi lidhje familjare, në kuptimin që ne në Kosovë gati gjithmonë jemi diku – takohemi me njëri tjetrin. E gjeni [lidhjen familjare [v.j], qato informatat prej nga jeni informuar; jo që turpërohem, nuk kam nevojë me u fsheh”, ka thënë Tosuni.

Megjithatë, Bislimi tha se Tosunin nuk e ka nip, duke paralajmëruar padi për mediat./GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close