fbpx
Lajme

Mbledhja e LPRK-së 1993 në Kollare, Thaçi kërkoi luftë, Ali Ahmeti bëri presion të tërhiqej nga këto qëndrime

Njëra nga mbledhjet kryesore të lëvizjes ilegale ishte mbajtur me datë 24 mars 1993 në Kollare të Kërçovës. Detaje publike të mbledhjes ishin dhënë edhe nga Bedri Islami – ish kreu i LPK-së por edhe nga Blendi Fevziu në librin e tij të fundit.

Thaçi u nis atje – një ditë më herët bashkë me Nuri Bexhetin me dokumente fals, nga Prishtina në Jazhincë.

Mbledhja filloi me datë 24 mars 1993 dhe Thaçi e kujton kështu:

Mbledhja filloi me diskutime pa koncept, me fjalime të thata. Pak para përfundimit të mbledhjes edhe unë do ta marr fjalën. Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe shumë i prerë “ose duhet vazhduar lufta e armatosur, ose LPRK-ja duhet të shpërbëhet. Kështu si është duke funksionuar është e pakuptueshme dhe e dëmshme. Siç po pretendohet për t’u vazhduar, unë dhe shokët e mi nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e LPRK-së“.

Më tutje ai tregon se “Shumica e delegatëve e përkrahën mendimin tim, kurse disa çuditeshin me qëndrimin tim krejt ndryshe nga ai i përfaqësuesve të Degës jashtë vendit, të cilët shpeshherë paraqiteshin si padronë të organizatës. U bë një pauzë për ta pirë nga një cigare dhe për ta gjetur njëfarëlloj kompromisi. Ali Ahmeti përpiqej që përmes Azem Sylës të ndikonte që unë të tërhiqesha nga qëndrimet e mia. Në fund Azem Syla dhe Ahmet Haxhiu më thanë “Ke të drejtë, nëse mund të qëndrosh, vazhdo!”. Ky ishte moment i kthesës për organizimin e LPRK-së...”

Bedri Islami ish kreu i LPK-së kishte treguar se Ali Ahmeti e kishte mbështetë fuqishëm Hashim Thaçin, por nga libri i Blendi Fevziut dhe citimet e lartpërmendura del se atë kohë ka pasur mosmarrëveshje rreth organizimit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close