fbpx
Lajme

Mbretëria e Bashkuar ia thotë në fytyrë Vuçiqit: Bllokadat po vijnë nga Beogradi

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Dame Karen Elizabeth Pierce ka përkrahur formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Fjalimi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së:

Vendimi i fundit për FSK është i bazuar në Kushtetë. Atë që e tha Thaçi e mirëpres, Kosova ka krijuar një forcë shumë etnike dhe Britania shpreh keqardhje për kërcënimet ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së që vijnë nga Serbia.

Ne nuk mendojmë se FSK është një kërcënim dhe vlerësimet e disa zyrtarëve të lartë janë ndihmuese dhe pajtohem me një anëtarë të Këshillit të Sigurimit që tha se ka rrezik. Mendoj se ka rrezik por jo nga Kosova, por nga jashtë saj për të shfrytëzuar këtë rast. 

Aryseja bazike pse jemi këtu është se ka mungesë të normalizimit dhe çdo progresë, dhe kjo bllokadë ka ardh nga Beogradi. Ne kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe të kthehen te dialogu.

Të dyja palët duhet të kenë parasysh se çdo marrëveshje që arrihet duhet të jetë për sigurinë e qytetarëve. Kërkojë nga Serbia e Kosova të bëjnë hapat e duhura për të normalizuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje të qëndrueshme përmes dialogut dhe ne jemi të gatshëm për të përkrahur një marrëveshje të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close