fbpx
Lajme

Berisha: Prej 1999 Serbia në bashkëpunim me shqiptarët i përndjek ushtarët e UÇK-së

Shkruan: Kimete Berisha

Me ato kravata kuq e zi, gjynahu Zotit..
Po, hiqni ato shqiponja se kush hajrin nuk ua ka pa.

Veç sherr, burg, vdekje, izolim, tragjedi, përndjekje,ka sjellur dashuria për Kosovën.

Veç pare, lezet, kënaqësi, sevdá, lumturi dhe dashni u ka sjellur urrejtja për Kosovën.

Jemi rritur me dashuri të madhe për këtë ‘ferr’, aq shumë dashuri kemi pasur sa që as fustane që i kanë ngjyrat e flamurit të Serbisë nuk kemi veshur.
Edhe sot më ka mbetur rrémi që kuq e bardhë e kaltër mos m’ii kombinu kurrë…

Kush fitoi pra nga dashuria për Kosovën?
Ata që e urryen Kosovën fituan më së shumti!

  • Kush u knaq me Lirinë e Kosovës?
  • Ata që punuan kundër lirisë së saj.

Kosova kaq shumë punon kundër vetvetes, sikur t’i pëlqej robëria, një shtet mazohist që i pëlqen dhuna, poshtërimi dhe robëria (i ngrit lart vetëm ata që e ulin poshtë).

Ti sot e ke Shqipërinë aleate të Serbisë, nuk e ke as Shqipërinë pra – hiqu ti shqiponjës, po shko mbjelle naj lehë qepë n’katund tëndin.

Që, kurrgjë vetes sot nuk i kisha dasht’ veç me pas një bahçe, 3 pula dhe një lopë.

As mos qesh kishe mua nuk po ma ndin që më dënon Serbia në emër të popullit të Kosovës.
Mos qesh, se askujt nuk i dhimbsesh.
Atyre që iu dhimbsesh me shpirt – ata kanë vdekur.
Mos qesh as prej zemrës t’plastë.

Më vjen shumë keq, prej vitit 1999 Serbia (në emër të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarët), i përndjek ushtarët e UÇK-së veç pse e kanë çliruar Kosovën, ende po e paguajnë.

Haga (në emër të popullit të Kosovës) i dënon me burg ushtarët e UÇK-së, kurse Albin Kurti i varfëron.

Aq shumë i urren, aq askushi i duken ish ushtarët e UÇK-së, sa që dëshiron t’i shoh kah durojnë urie, vetëm atyre nuk pranon t’ua rris pensionet.

Ky përjashtim i ish ushtarëve të UÇK-së nga rritja e pensioneve është sjellje antikombëtare dhe veç një çetnik i përbetuat bën kështu.,

P.S. E kam përjetuar luftën, kam duruar urie,
e kam përjetuar kolonën e gjallë, e kam përjetuar tmerrin e luftës, kam vdekur ‘pak’…
dhe qe erdh dita një turko-shqiptar i Prizrenit të vendos nga karrigia e politikës kriminale të ma ‘zhduk emrin’…

Kush kish thënë se vjen dita që ai që nuk e ka përjetuar luftën, ta shkatërron ty jetën për së dyti, anipse ty s’a lë shenjë, ti nuk ndjen, se ti në njëfar mënyre ‘ke ‘vdekur’ në luftë….
prandaj lufta e paramilitarëve të Albin Kurtit me UÇK-në është e humbur, sepse ky i lufton ata që kanë ‘vdekur’ një herë.

Kosova është varr për çlirimtarët, për patriotët, për dijetarët dhe për njerëzit e urtë e të ndershëm.

Është parajsë për bashkëpunëtorë e Serbisë (pasardhësit e tyre), për turkofilët, për antishqiptarët, për të padijshimit dhe për hajnat.

Ish ushtarët e UÇK-së janë të varfër, të humbur, të izoluar, të harruar, të nënçmuar dhe të ‘parëndësishëm’, duke i dhenë përgjegjësi Kosovës në akuzën ‘Pse më ke çliruar’!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close