Mehaj: Na thanë që s’mundemi, por rekrutuam 1 mijë e 240 ushtarë për 11 muaj
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas rekrutimit të 1 mijë e 240 ushtarëve të rinj në FSK, duke thënë se disa u treguan skeptik në fillim për këtë, por sipas tij, me punë e përkushtim asgjë s’është e pamundur.
“Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjithë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet. Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai bëri të ditur se brenda këtij viti, Ministria e Mbrojtjes do të hapë konkurs edhe për 600 ushtarë të rinj, teksa shtoi se blerja e armëve vazhdon të jetë prioritet kryesor.
“Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, shkroi ai, përcjell Klankosova.tv.
Mehaj falënderoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me instruktorët e saj, për sipas tij, puënn e shkëlqyer që dalin gjeneratat e reja të ushtarëve, që Mehaj i quajti të arta.