fbpx
Lajme

Milaim Zeka: PDK nuk do ta rikthej Skënderajn sepse e ka, Fadil Nura do të fitojë aty

Gazetari Milaim Zeka ka dhënë prognozën e tij sa i përket Komunës së Skënderajt. Ai ka thënë se PDK nuk do ta rikthej atë komunë sepse atë e ka, sepse edhe Bekim Jashari ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Këtë e ka dhënë në debatin e Kanal 10.

Ai më tutje ka thënë se në zgjedhjet e tetorit do të fitojë kandidati i PDK-së z. Fadil Nura.

Milaim Zeka ka folur edhe për qytetin e Mitrovicës duke thënë se Behgjet Pacolli ishte me Berat Buzhalën në një panair të këpurdhave në Gjermani dhe aty e kanë takuar rastësisht Agim Bahtirin duke i reklamuar këpurdhat dhe aty i ka bërë ftesë Behgjet Pacolli që të vij në Kosovë dhe të kandidojë për Kryetar të Mitrovicës.

Gazetari Zeka e ka quajtur analfabet Agim Bahtirin dhe sipas tij është fyerje që Mitrovica të ketë një kryetar të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close