fbpx
Lajme

Ministri britanik-Kurtit: Jemi çdo ditë e më afër në siguri e mbrojtje

Përveç ministrit për Evropë dhe Amerikë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitës së tij në Angli ka takuar edhe ministrin britanik për Forcat e Armatosura, James Heappey.

Lajmin për një takim të tillë e ka bërë publik vetë Heappey përmes një njoftimi në twitter, duke rikujtuar faktin se Anglia ka qenë shteti i parë që ka njohur Republikën e Kosovës.

“Kënaqësi të takohem me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin. Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që e njohu Kosovën si një shtet të pavarur në vitin 2008. Që atëherë bashkëpunimi ynë për mbrojtje dhe siguri, si dhe miqësia është afruar çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ministri britanik, raporton Gazeta Express.

Njoftimin për këtë takim e ka dhënë edhe faqja e ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close