Shëndeti
Mos i lani flokët çdo ditë, ja çka ju shkakton shamponi
Çdo kush dëshiron që flokët të kenë shkëlqimin natyral. Fatmirësisht ka mënyra që ta arrini atë, pa përdorur produkte komerciale.
Që flokët tuaj të duken të shëndetshëm dhe të shkëlqejnë, filloni duke mos pastruar flokët çdo ditë.
Përdorimi i përditshëm i shamponit nuk rekomandohet, pasiqë largon mbrojtjen dhe yndyrën natyrale që flokut i nevojitet të mbetet i shëndetshëm,. Shamponi than dhe dëmton flokët, nëse përdoret çdo ditë.
Flokët pastroni 2-3 herë në javë, varësisht nga lloji i flokut tuaj.