Mustafa mesazh VV-së: Nuk mund ta keni edhe pozitën e Kryeministrit edhe të Presidentit
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk mundet që Lëvizja Vetëvendosje të ketë edhe pozitën e Kryeministrit edhe të Presidentin, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa nuk i ka mohuar ambiciet e tij për të qenë kandidat i mundshëm për president të Kosovës, ai ka thënë se kjo është ambicie personale e tij, por se nuk do ta kushtëzon koalicionin.
“Së pari dëshiroj që këtë sfidën me të cilën po ballafaqohem ta kapërcej, sepse shëndeti është e para, krejt tjerat mund të presin apo të mos bëhen kurrë, por me rëndësi është që njeriu ta ketë shëndetin. Ne do të mundohemi ta arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen duke përfshirë të gjitha pozitat edhe atë të presidentit. Por për shkak të ambicieve personale nuk do ta kushtëzojmë kurrë koalicionin. Nuk mundet një subjekt ta ketë edhe presidentin edhe kryeministrin”, tha Mustafa për ‘Jeta në Kosovë’.
Mustafa sipas mandatit kushtetues do të zgjidhet në pranverën e vitit 2021 si President i Kosovës, këtë e ka deklaruar vet në Klan Kosova. Këtë madje e kanë vërtetuar dhe deklaruar edhe dy nënkryetarët e LDK’së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, të cilët kanë thënë se Mustafa e meriton atë pozitë dhe se LDK do t’i takon Presidenti./