Në 2015 shërbimet inteligjente të Malit të Zi kishin informacione për atentat të mundshëm ndaj Thaçit
Shërbimet inteligjente të Malit të Zi si dhe Forcat e Sigurisë ishin vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së ish zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2015, për shkak të informatave që Thaçi mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe, konfirmojnë burime të Indeksonline.
Kjo po ashtu kishte ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.
Kujtojmë që shoqatat serbe si dhe ato pro ruse kundër NATO-s, ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe kishin paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.
Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që e kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.
Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë, mëson Indeksonline.
Përndryshe vizita e Hashim Thacit në Malin e Zi kishte marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.
Në agjendë ka takime me presidenti Vujanoviqm kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq. /indeksonline/