Pjesa e errët e biografisë së kolonelit Rrahman Sylejmani, i vleresuar lart nga regjimi titist (DETAJET)
Ish milici jugosllav, Rrahman Sylejmani, në një paraqitje për televizionin Dukagjini, ka shpifur për aksionin e vitit 2011 kur janë marrë pikat kufitare 1 dhe 31.
Sipas tij, asokohe, drejtori i policisë së Kosovës Reshat Maliqi nuk ka qenë në dijeni për aksionin e policisë dhe Qeverisë për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31. Realiteti në fakt është krejtësisht ndryshe. Hashim Thaçi e kishte shkarkuar Reshat Maliqin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës sepse ky i fundit kishte hezituar të urdhërojë dërgimin e njësiteve të policisë në veri për të vendosur autoritetin në këtë pjesë të vendit dhe për të zbatuar në plotni planin, shkruanin mediat asokohe.
Rrahman Sylejmani vazhdoi me shpifjet e tij duke mos ofruar asnjë provë se Qeveria Thaçi ka synuar ta inkriminojë Ramush Haradinajn në një ngjarje kriminale, pasi një person kishte provuar të hyjë në banesën e ish kryeministrit Thaçi, ku edhe ishte plagosur me armë nga rojet.
Këtë shpifje e ka demantuar kategorikisht edhe ish-ministri Hajredin Kuçi, duke i bërë apel Rrahman Sylejmanit që të flas me emra për këtë rast.
Rrahman Sylejmani, pas diplomimit në Beograd, gjatë regjimit titist ishte emëruar si zëvendës-komandant në stacionin policor në Fushë-Kosovë. Po ashtu, ai ishte emëruar edhe komandant i stacionit të policisë në Vranjevc. Duke i takuar kësaj linje, ndoshta ishte edhe i interesuar për ta devijuar ngjarjen e rëndë kriminale ndaj kryeministrit Hashim Thaçi.
Veprimtari Agim Sylejmani në portalin “Lëvizja”, ka treguar se si Rrahman Sylejmani nga kryesia e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), ishte dekoruar me Urdhrin për Trimëri.
Ja rrëfimi:
Për merita të angazhimit në luftë kundër “nacionalizmit” dhe “separatizmit shqiptar”, më 13 maj 1989, në përvjetorin e themelimit të UDB-së, me dekoratën e kryesisë së RSFJ-së u dekorua edhe Nuredin Ibishi, të cilin sot na bie ta shohim shpesh në televizionet tona si “analist” për çështje të sigurisë, i cili ishte edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.
Pos Nuredin Ibishit me këtë rast janë dekoruar edhe shumë shërbëtorë të regjimit serbo-sllav, për kontributin e tyre në luftë kundër popullit të tyre gjatë kohës së ndryshimeve kushtetuese dhe sidomos gjatë kohës së protestave të shumta anë e mbanë Kosovës, siç janë:
Nga Kryesia e RSFJ-së, me Urdhërin për Trimëri u dekoruan: Jetullah Kuçi (pas vdekjes), Nuredin Ibishi, Shaqir Krasniqi, Agim Beqiri, Rrahman Sylejmani dhe Musa Zejnullahu.
Me Urdhërin e Punës me Kurorë të Argjendtë u dekoruan: Neki Ramadani, Ali Gashi dhe Beqir Hoxha.
Me medaljen për Trimëri u dekoruan: Gani Syleviqi, Shemsi Zejnullahu, Rrustem Ramosaj, Enver Sylejmani dhe Skender Ademi.
Me medaljen e Meritave për Popull u dekorua: Demë Mujaj.
Me medaljen e Punës nga Kryesia e RSFJ-së u dekoruan: Hasan Ahma, Mehdi Berisha, Beqir Dërvishaj, Muharrem Halitaj, Ejup Kastrati, Omer Kllapi dhe Faik Pajaziti.
https://gazetalevizja.com/12578-2/?fbclid=IwAR1p_iNYKOiFlrN3XsK8jJjyMGBKQkVoqIEFwPD1eUOARlIfP_csc1x_TUI
Të dekoruarve këto dekorata ua dorëzoi Bajram Selani, në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kryesisë së KSA të Kosovës.
Dekorata për shërbime ndau edhe Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të RSFj-së, me ç’rast u dekoruan me Plakatën e Sigurimit: Mexhid Beqiri, Shaban Avdiaj, Halil Blaka, Adem Ymeri, Dërgut Bibaj, Xhibo Mehmedaliu, Sylë Millaku, Rexhep Oruçi, Enver Ramizi dhe Bardh Tahiri.
[1] “Libri i kaltër” quhej një përmbledhje e Doktrinës së Shenjtë Serbe, botuar në Beograd pas ndryshimeve në kushtetuten federative të Jugosllavisë në vitin 1974. “Libri i kaltër” ishte i përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë ndërsa për qytetarët, libri filloi të jetë i lirë që nga viti 1977. Me këtë libër doktrina serbe argumentonte shkatërrimin e gjithë të drejtave që Kosova dhe shqiptarët i kishin fituar nga Kushtetua e tre viteve më parë (1974).