fbpx
Lajme

Çim Peka sulmon oligarkët, po kush ia dhuroi makinat luksoze, vilën tek Kodra e Diellit dhe pse?

Gazetari pranë Familjes Berisha Çim Peka ka sulmuar për herë të parë me një fjali të ashtuquajturit oligarkë.

Duke analizuar disfatën e Berishës dhe Metës në 14 maji, Çimi thotë se oligarkët qarkullojnë paratë e Ramës.

Ky është një ‘guxim i madh’ nga Çimi, pasi oligarkët që sipas tij qarkullojnë paratë e Ramës, paguajnë Shkëlzenin, që është pronari i Çimit.

Berisha nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë, ama vetëm oligarkët nuk i përmend.

Si mund ta përmendë, Bashkim Ulajn, për shembull, kur Berisha ka plaçkitur Shqipërinë me Ulajn, madje të gjithë Berishët banojnë te pallati i Ulajt tek Rruga Mustafa Matohiti.

Po vetë Çimi, a është pasuruar nga oligarkët?

Kush ia ka dhuruar makinat luksoze, Benzin S, Touaregun etj?

Po vilën tek Kodra e Diellit me pishinë? Me një rrogë 700 mijë lekë, Çimi nuk blen dot një Golf 2.

Me arrestimin e dhëndrrit dhe bllokimit të pasaportës së Sali Berishës, televizioni i familjes është çmendur totalisht, e po drejton kërcënime e paralajmërime për trazira të mëdha.

Çim Peka, kreu i televizionit të familjes, ka kërcënuar direkt prokurorin e SPAK, Arben Kraja në mënyrë të koduar, duke theksuar se në Shkodër aty ku nuk veproi shteti ndaj persekutorëve komunistë, vepruan viktimat.

Duke e konsideruar Berishën dhe Jamarbrin si viktimë, Peka thekson se ka njerëz që do të marrin hakun e tij e bën me dije se kjo do të ndodhë shpejt. https://prapaskena.com/2023/05/17/cim-peka-sulmon-oligarket-po-kush-ia-dhuroi-makinat-luksoze-vilen-tek-kodra-e-diellit-dhe-pse/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close