Lajme
NË ZYRËN E KRYEINSPEKTORIATIT TË MTI-SË LUAJNË “LUDO KING” GJATË ORARIT TË PUNËS
Një foto që shihen zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, duke luajtur lojën “Ludo King” ka ardhur sot në adresë të Gazetës Insajderi.
Lexuesi i Insajderit, përmes dërgimit të kësaj foto ka paraqitur zyrën e kryeinspektoratit të MTI-së, ku janë mbledhur zyrtarët për të luajtur.
Sipas tij, zyrtarët e paraqitur në foto janë: kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla, zyrtari i lartë në inspektorat Berat Ahmeti, zyrtari Sahit Svirca dhe menaxheri i prokurimit Bexhet Asllanaj ndërsa foto është bërë dje më 29 korrik 2019.