fbpx
Lajme

Nexhmedin Spahiu me akuza: Ky është plani i PDK-së për të futur në burg Albin Kurtin

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillime e fundit politike në vend pas rënies së Qeverisë Kurti.Spahiu flet në lidhje me koalicionet e mundshme që mund të krijohen duke përfshirë edhe atë LVV-PDK.Ai thotë se një koalicion i tillë mund të formohet por pasi PDK të ketë futur Albin Kurtin në burg.

“PDK mendon që koalicionin me VV-në ta bëjë pasi ta kenë futur në burg Albin Kurtin. Prandaj ju duhet qeveria tranzitore LDK-AAK-NISMA që ta fusin në burg Albin Kurtin, të sillen të pafajshëm në këtë mes dhe tek më pas pas zgjedhjeve të reja, ta formojnë qeverinë e tyre me Glauk Konjufcën si njeriun e tyre në Vetëvendosje dhe kështu ti kontrabandojnë votat e Vetëvendosjes dhe ta mbajnë pushtetin ashtu siç Isa Mustafa me votat e Vjosa Osmanit po formon Qeverinë. Pa e futur në burg Albin Kurtin nuk mund ta t’i marrin partinë .

Ndryshe nuk mund ta marrin pushtetin. PDK-ja Konjufcën e llogarit si “Kalin e Trojës” brenda VV-së, por nëse Kurti për këtë i hapë sytë më kohë, ai mund ta parandalojë këtë lojë politike dhe PDK-ja nuk do të arrijë këtë qëllim. Nëse Kurti është i bindur se kjo gjë nuk mund të ndodhë, atëherë pikërisht kjo do t’i ndodhë.” ka thënë Spahiu
Ndërsa sa i përket vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kjo Gjykatë do të vendosë në favor të Hashim Thaçit thotë Spahiu.“Gjykata Kushtetuse do të vendosë në favor të Hashim Thaçi sa i përket çështjes së mandatarit. ” tha ai për Gazeta Blic.

Gjyakata Kushtetuse në vendimin e fundit të saj pezulloi dekretin e Presidentit për mandatarin deri me datën 29 Maj./Gazeta Blic/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close