Nick dhe Lins, çifti që udhëtojnë botën lakuriq (Foto+18)
Ndoënjherë është një aventurë, ndonjëherë është një zgjedhje jetese.
Shumë prej njerëzve thuhet të kenë braktisur punën kur ka ardhur momenti i asaj se çfarë duhet veshur.
Por sa prej njerëzve do të provonin të jetonin lakuriq?
Natyrisht, tingëllon shumë çmenduri por historia e Lins dhe Nick, një çift belg do të ju tregojë diçka tjetër, transmeton Indeksonline.
Lins dhe Nick që tetë vite radhazi kanë filluar dhe zhvilluar jetesën e tyre duke udhëtuar lakuriq.Dyshja kanë vendosur që të marrin vetëm çantat në shpinë dhe të bëjnë udhëtime anembanë botës, duke provuar aventura të reja.
“Ne filluam blogun tonë rreth nëntë muaj më parë,para se të shkonim në rrugë. Arsyeja kryesore ishte që t’u tregonim njerëzve se naturizmi është diçka për të gjithë, jo vetëm për një bandë perverse”, kanë thënë ata.
“Ndonjëherë njerëzit ecin drejt nesh dhe kthehen kur shohin se jemi të zhveshur. Ose ka raste kur ata kalojnë dhe kanë frikë të shikojnë”.