fbpx
Lajme

Donika Gërvallës i dalin dallaveret në ministri, Auditori publikon shkeljet

Zyra Kombëtare e Auditimi ka publikuar raportin e auditimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që udhëhiqet nga ministrja, Donika Gërvalla-Schëarz. Gjetjet kryesore janë mosmenaxhimi i mirë i donacionave dhe mosraportimet e misioneve diplomatike të përdorimit të automjeteve zyrtare.

Çka thuhet në raportin e ZKA-së?

Raporti i ZKA-së vë në pah që Ministria e Punëve të Jashtme se ndaj këtij institucioni janë drejtuar “12 rekomandime, prej tyre gjashtë (6) janë rekomandime të reja, dy (2) pjesërisht të përsëritura dhe katër (4) të pa zbatuara.”

Auditimi ka gjetur që një donacion i dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Baden – Württembergut në Gjermani për mësimdhënësit e mësimit plotësues të gjuhës amtare, është gjetur se gati 7 mijë euro janë tërhequr kesh (cash) nga bana dhe nuk dihet nëse i janë shpërndarë mësimdhënësve.

“Nga regjistrimi i shpenzimit të donacionit në SIMFK në vlerë 29,149€ me datë 20.06.2022, identifikuam se shuma prej 6,972€ ishte tërhequr kesh nga banka në emër të mësimdhënësve, por nuk kishte dëshmi se mjetet iu janë shpërndarë mësimdhënësve.”- thuhet në raport.

Tutje, auditori thotë se mungesa e dëshmive për shpërndarjen e mjeteve rrezikon që personeli të mos përfitojnë nga ky donacion.

“Mungesa e dëshmive për shpërndarjen e mjeteve te personeli arsimor rrezikon që një numër i mësimdhënësve të mos përfitojnë nga ky donacion. Po ashtu, menaxhimi jo i mirë i donacionit mund të ndikoj në aktivitetet arsimore duke reflektuar në mos arritjen e qëllimit për të cilin është dhënë ky donacion.” – vazhdon tutje raporti.

Më tej, ZKA ka gjetur parregullësi edhe në përdorimin e automjeteve zyrtare nga disa misione diplomatike dhe konsullore.

“Sipas informatave të pranuara nga Divizioni i transportit-logjistikës, prej 52 MDK-ve që janë të obliguara të raportojnë 38 prej tyre kishin raportuar në baza mujore, 5 kanë raportuar në baza tre mujore dhe 9 nuk kishin raportuar.” – thuhet në këtë raport.

“Ministrja edhe më tej duhet të siguroj përmes shefave të MDK-ve që mbajtja e evidencave të bëhet për secilin automjet zyrtar dhe përdorimi i tyre të jetë në përputhje me objektivat e MDK-së. Po ashtu, raportet mujore të dërgohen në divizionin përkatës sipas kërkesave të rregullores në fuqi.” – thotë raporti, transmeton Nacionale.

Gjithashtu, një gjetje tjetër është dikush në Ambasadën në Londër dhe Konsullatën në Strasburg është paguar për 1 muaj më shumë për pushimin e lehonisë.

betimet e kryetarëve në veri / Sondazhi: 78% e votuesve thonë që Donika Gërvalla duhet të shkarkohet
“Në dy raste (Në Ambasadën në Londër dhe Konsullatën në Strasburg), kemi identifikuar se kompensimi prej 70% të pagës bazë në shfrytëzimin e pushimit të lehonisë të zyrtareve në misione kishte vazhduar për 1 muaj më tepër. Tejkalimi për këto dy raste ishte 2,908€. Pas identifikimit nga auditori, janë ndërmarr masa nga ministria dhe iu është bërë ndalesa në muajin maj 2023.” – thuhet në raport.

Po ashtu, ZKA ka gjetur mangësi në procedura të prokurimit, ku një operator ka fituar tender pa ofruar dëshminë e kontratës.

Gjithashtu, auditori ka gjetur se për shkak të jotransparencës, MPJ është bërë subjekt i padive, ku është përmendur gjoba nga Agjenica për Informim dhe Privatësi.

“Regjistrimi jo adekuat i shpenzimeve në kode ekonomike”, “vonesa në procedimin e pagesave”, Vonesa në raportim të shpenzimeve nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore”, “Tejkalim i shpenzimeve të lejuara” dhe “Planifikim jo i mirë i prokurimit dhe raporti vjetor jo i plotë i kontratave të nënshkruara” – janë disa nga gjetjet tjera të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close