Nura: Milicisë ia morëm jelekët anti-plumb, Ademi e provoi revolen belge, Samiu TT, mendonim t’i shënjestronim në kokë
Rrëfim interesant nga luftëtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit z. Jakup Nura.
28 Nëntor 1991
Ditë tregu në Drenas duke shkuar në një kafe-çajtore aty ku mblidheshim shumë shokë nga Drenasi dhe Skenderaji, në Rrugën e “Zejtarëve” siç e quanin, ishte parkuar një makinë “Lada Niva” e milicisë serbe, shikoj për rreth që të sigurohem për diçka të dyshimtë, i’u afrova që të shoh çfarë ka brenda aty pashë disa jelekë antiplumb në ulëset e pasme si dhe ne gepek, mendova që mund të jetë edhe ndonjë automatik, i them Adem Nurës që të vëzhgon për rreth derisa unë të kontaktoj me shokët, ne qajtore ishin ulur Shaban Zymer Zhilivoda, Fadil Gjoka dhe Bislim Kodra, u ula me ta dhe i’u tregoj për planin që kisha,
Shabani e kishte një veturë “Yugo” ngjyrë të kuqe, i thash të del tek tregu që ishte në veri të qytezës disa qindra metra kurse Fadili i njihte tregtarët përreth dhe i them të na i siguroj disa thasë të mëdheja (quhall )
Dolëm nga kafeja, Shabani u drejtu te vetura, Fadili pas pak u kthye me thasë nën sqetull, Bislimi dhe Ademi mbetën që të na sigurojnë me revole derisa të jemi të përqendruar në kontrollimin e automjetit të milicisë, e hapa derën e veturës Niva kurse Fadili e mbante thesin dhe i futem dy (2) “pancira” e hapa edhe gepekun ateher na kanë vërejtur qytetarët përrreth e që ishin të shumtë në numër dhe kanë filluar të largohen me shpejtësi, në gepek ishte edhe një tjetër “pancir/jelek antiplumb” e futem në thes edhe ate, ndërsa armë nuk gjetëm dhe u drejtuam rrugës së Zejtarëve me thesin e mbushur dhe me peshë mbi 30kg, në fund të rrugës ishte një shteg nga ku na nxirrte tek tregu aty ishte Baca Shaban siç e thërrisnim ne të gjithë shokët, me veturë morëm drejtimin e Fshatit Prellovc ku edhe i zbarkuam dhe nga ai moment e kishim mundësinë për të hequr dilemën që e kishim me vite për jelekët antiplumb për të cilët kishim pyetur shum edhe Ish-policë e të cilët na thoshin se edhe pushka “M48” nuk e shpon, mund të shtyej me disa metra nëse ka fuqi plumbi por nuk i depërton, shpesh mendonim që vetëm në kokë duhet shënjestruar se përndryshe nuk mund të asgjësojmë forcat pushtuse e të cilët ishin të paisur çdonjëri me jelek te till, pas disa ditësh i thirra të gjithë shokët e morëm një pancir e veshëm në një thes të mbushur me lesh të deles dhe mbrapa shtëpisë ishin disa lisa të mëdhenjë, e mbështesim tek një lis, ndërsa revolet i kishim të ndryshme,
Adem Jashari e kishte një “Belge 15”, Fadil Gjoka “9mm”, Sahiti Jashari dhe Fatmir Istogu nga një “zbrojevkë 7,65”, Ilazi e kishte një “parabell te mbuluar”, Samiu dhe Unë i kishim revolet “TT” dhe Hamza një “Wallter”, pra revolet kryesisht ishin “9mm” dhe e fiton të drejtën per ta provuar, Hamza e nxori revolen dhe shtiu në gjoks të pancirit, i ofrohet vëllau im Ruzhdiu dhe e futi dorën nga ana e brendshme dhe e vertetoj që nuk e ka tejkaluar plumbi. të gjithë neve na mbuloj heshtja pasiqë u vertetua se spo e depertojka Plumbi. Fadil Kodra kishte besim në revolen e tij dhe kerkoj që ta provon me Parabellin e tij, e mori në shënjestër nga 4 apo 5 metra largësi edhe ai plumb nuk i depertoj, i erdhi radha edhe “TT” dhe e mori në shënjestër Samiu shtiu edhe ai nga po ajo distancë por edhe revolja e tij një “TT e nikelizuar” nuk i depërtoj heshtja na përcillte të gjithëve. Unë i kisha do fishekë të “TT-s” në shtëpi me plumb të çeliktë e të cilët nuk i përdornim pasiqë ata e dëmtonin tyten e revoles, e mbusha një karikator dhe i’a drejtoj pancirit në gjoks, i afrohemi me e pa se çfarë ka ndodhur, kur e largon nga lisi u pa që e kishte depërtuar në të dy anët e jelekut, atëherë na u kthye edhe pamja në fytyrat tona që i’a gjetëm ilaçin edhe kësaj enigme. Pasi që kishin ardhur nga Shqipëria edhe “AK-47”. ose kallash siç e quajmë ne dhe të cilat ishin armë e panjohur deriateher për ne donim të dinim për largësinë dhe fuqinë shpuese të tyre, i morëm armët personale dhe u nisem drejt një livadhi tek “Kërrshi i Beqiqit” ku e kishim përdorur shpeshherë si poligon gjuajtje që i plotësonte kushtet minimale nje livadh i rrafshët me kodra perërreth, pasiqë e provuam në një dru bukur të trashë e në një distancë mbi 200m dhe i depertoj plumbi edhe në jelek antiplumb, atëherë filluam të shtijmë me radhë në shënjestër një Guri katror 40×40 dhe sa herë qëllonim i shkonte pluhuri. Ishim afersisht 15 veta, nje person ishte bë kureshtar nga krismat e armeve dhe doli nga mali ne lendin, nga grupi jon u pa dhe e ftuam qe te vij duke ja ba me dorë, ai po lëshohej teposhtë me të ndrojtur, duke u afruar e njofta, një burrë nga Dubovci i cili na përshëndeti në serbisht dhe i habitur, i’u drejtova duke i thënë “çfar zdrave”, pasi me shiqoj më njohu, u ndie keq shumë dhe kërkoj falje duke thënë se “mendova që jeni shkie” për ta relaksuar ate Ademi e pyeti se a ka qenë ushtar dhe ai u përgjigj, po jam kanë Snajperist dhe i’a ofroj Snajperin duke i thënë gjuje atë gurin atje, u shtri në pozicion dhe e shkrepi disaherë armën snajper, pasi që i provam nga revolet deri tek pushkët me shul nga lufta e Dytë Botërore, morem drejtimin e Prellovcit