fbpx
Lajme

Sveçla fryhet për aksionin, hetimet nisën para se ai të ishte ministër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, që rezultoi me arrestimin e mbi 40 policëve dhe doganierëve.

Sveçla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përgëzuar autoritetet për kryerjen e këtij aksioni, përcjell Demokracia.com.

“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës dhe institucionet vartëse të MPB-së të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë integritet dhe profesionalizëm brenda të gjitha agjencive që drejtojmë. Në kuadër të kësaj, kushdo që cenon integritetin e institucionit, padyshim do të përballet me drejtësinë sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Sveçla.

Megjithatë, hetimet për aksionin për të cilin reagoi Sveçla mësohet se kanë nisur para se ai të ishte ministër.

Ndryshe, aksioni i madh i Prokurorisë Speciale dhe Inspektoratit Policor, siç ka mësuar Demokracia.com, është zhvilluar në tri lokacione dhe të arrestuar kanë përfunduar mbi 45 policë kufitarë të Kosovës dhe 2 doganierë.

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për krim të organizuar, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetimet ndaj tyre merret vesh se kanë filluar para një viti e gjysmë. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close