fbpx
Lajme

Nxehet Berisha: Thaçi në asnjë negociatë për Kosovën, pa shkuar në Hagë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke cilësuar argat i Beogradit.

Në një intervistë në RTV Ora, Berisha tha se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.

Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.

“Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty. Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat”.

“A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiç me të. A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiç: Mbylle mos fol! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar, tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiq’, tha Berisha.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close