fbpx
Lajme

O’Connell u thotë serbëve se Kosova është e pavarur dhe se mund të formojë Ushtrinë

Ambasadori britanik, Ruair O’Connell për një medium serb ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nëse dëshiron mund të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

O’Connell ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë pse Kosova krijon ushtrinë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë është seforcat e armatosura të Kosovës nuk janë gjë negative e as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të të cilit forcat e tre mijë e gjysmë do të rriten në pesë mijë. Nuk është një ndryshim i madh”, ka deklaruar O’Connell.

Sipas tij, qëllimi i ushtrisë së Kosovës nuk është pushtimi i veriut kundër serbëve.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Unë nuk mendoj se ka një qëllim për të përdorur forcat e armatosura kundër serbëve të Kosovës”, ka shtuar O’Connell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close