Olluri: Kamishi e mbështetë Bekim Jasharin sepse familjari i tij fitoi tender gjysmë milion në Skënderaj
2018 Parim Olluri / Insajderi
Gazetari Parim Olluri vite më herët kishte treguar arsyejën se përse Bekim Haxhiu – Kamishi është në anën e Bekim Jasharit. Sipas tij nuk është punë parimi por punë tenderi. Sot, në një emision Bekim Haxhiu tregoi se e mbështetë Bekim Jasharin për të parin e Skënderajt.
Ja hulumtimi nga Parim Olluri:
Por, edhe Jashari duket i mençur në lojërat e tenderëve. Fitues në këtë tender prej afro gjysmë milioni eurosh është shpallur kompania “Lirigzoni”, në pronësi të Haki Haxhiut, kushëri i deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi. Kjo është arsyeja se pse Kamishi është krahë i djathtë i Jasharit. Po ashtu, tenderët janë arsyeja që Lushtaku e kishte përjashtuar Kamishin nga kryesia e degës së PDK-së, në Skenderaj.
Këto janë dëshmi që Jashari e Lushtaku nuk janë duke u përplasur për të mirën publike, por për të mirën private të tyre. Nuk janë duke u përplasur me ide se si të menaxhohet më mirë buxheti i Skenderajt, por se si ai buxhet të derdhet në llogaritë e kompanive të afërta me ta.