Parim Olluri e kishte akuzuar Anton Qunin: Vëllaun e ke pasur të hetuar për fajde
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e ka komentuar sonte punën e qeverisë së Avdullah Hotit.
I njëjti ka thënë se Hoti është punëtor, bashkëpunues dhe shumë i zellshëm.
Por ka qenë drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ai i cili ia ka kujtuar ministrit të Mbrojtjes, disa nga skandalet e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Olluri i ka përmendur disa raste, po dy nga to kanë ndodhur vetëm sot.
“Ministri i qeverisë së Hotit është shpërblyer dje më një tender 5 milionësh, ndërsa sot Hoti ia vazhdon mandatin e anëtarit në Bord të Aviacionit Civil, djalit të deputetes, Besa Gaxherri”, ka thënë Olluri në Pressing, raste këto për të cilat ka raportuar gjatë ditës Gazeta Insajderi.
Quni duke mos dashur të komentoj këto raste, ka thënë se ai nuk dëshiron të flas për familje, ndërsa ka vazhdojë të tregojë se fëmijët e tij vetëfinancohen për studimet që bëjnë.
Pas kësaj deklarate, Olluri ia ka kujtuar Qunit rastin se si vëllau i tashmë i ish Ministrit të Mbrojtjes ishte hetuar për fajde.
Rreth tri vjet më parë, vëllai Qunit, Valentini, ishte hetuar nga Policia e Kosovës për fajde.
Ky hetim kishte ardhur pas disa deklaratave të biznesmenëve dhe qytetarëve të Gjakovës dhe Prizrenit të cilët dëshmitë e tyre i kishin deponuar në polici./Insajderi.org