fbpx
Lajme

Vëllaun në BQK e tezaken drejtoreshë, Vjosa opozitare: Shqiptarët po ikin nga Kosova për shkak të nepotizmit  

Sa ishte pjesë e LDK-së, në ATK iu kishte punësuar motra. Tani, brenda pak javësh punësohet vëllau i Presidentes Vjosa Osmani në BQK dhe vajza e tezës si drejtoreshë në ministrinë e Faton Pecit.

Por vet Osmani e cila ka qenë kritike e madhe e nepotizmit nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tani.

E dikur si deputete opozitare Osmani nepotizmin e radhiste si njërin prej shkaktarëve për ikjet masive të të rinjve nga Kosova.

Në një status të vitit 2013 Osmani thoshte se ‘PDK dhe kryeministri i saj në ikje Hashim Thaçi e kanë shndërruar Kosovën në burim të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Evropë.’
Sipas saj pamjet tmerruese të shqiptarëve të ikur nga të Kosova nga shantazhi, nepotizmi, kërcënimi, zhvatja e haraçi tregojnë për fytyrën e vërtetë të këtij regjimi gjysmë-autoritarë.

“Kjo qeveri ka bërë që sot Kosova të jetë shteti i nëntë më i mjerë në botë dhe i treti në botë për nga numri i azilkërkuesve duke e nëpërkëmbur kështu dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Çka tjetër duhet të ndodhë që ky regjim të rrëzohet ashtu siç e meriton!?”, thoshte në atë kohë Osmani.

Edhe pas ardhjes së Osmanit në pushtet nuk u ndalën nepotizmi e ikjet masive të qytetarëve nga Kosova.  

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close