fbpx
Opinione

Parim Olluri: Kurti pos propagandës nuk bëri asgjë për punëtorët

Por, prodhuesit e Fake News harruan një gjë. Një kërkim i thjeshtë në internet tregon qartë se fotoja e këtyre binjakëve është publikuar vite më parë nga shumë faqe të huaja. https://insajderi.org/lajm-i-rreme-per-binjaket-me-emrin-albin-e-vjosa-ja-ku-eshte-marre-fotografia/

Ky prodhim amator i një Fake News’i të tillë tregon një gjë të tmerrshme. Krijuesi i kësaj gënjeshtre pretendon se qytetarët e Kosovës janë budallenj. Nuk kanë dije e mençuri për ta zbuluar vërtetësinë e kësaj fotoje. Duke e pretenduar këtë, prodhuesi i Fake News beson se qytetarët e Kosovës, të cilët i sheh si dele, do ta adhurojnë edhe më shumë Liderin e Madh dhe do ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ky ishte një Fake News që i pëlqen dhe i shkon për shtati Kurtit. Atij i pëlqejnë koinçidencat e tilla. Do të ekzaltohej po të ishte e vërtetë që dikush do ta pagëzonte djalin e tij me emrin Albin, për nder të 100 ditëshit të tij si kryeministër.

Edhe pse e di që askush nuk e bënë këtë akt për nder të tij, Kurti ka dëshirë të flaktë që së paku fallangat e tij ta besojnë këtë mashtrim.

Ky Fake News ishte i ngjashëm me 100 ditëshin e Albin Kurtit si në Zyrën e Kryeministrit, 51 ditë si kryeministër e 49 si ushtrues detyre.

Ai nuk mori vendime që rregullojnë jetën e qytetarit. Ndërmori veprime që ndikojnë glorifikimin e imazhit të tij prej Lideri të Madh. Doli i gabuar në shumë raste.

Udhëhoqi në të njejtën kohë dhjetëra aksione propagande.

Propaganda e bordeve

E nisi prej shkarkimit të bordeve. Ato vendime nuk ndihmuan asgjë ndërmarrjet, por i dhuruan Kurti një show disaditësh kinse është luftues i korrupsionit.

Shkarkimin e bordeve të mëhershme e kishte bërë çdokush para tij. Edhe Haradinaj, Mustafa e Thaçi. Shkarkonin të partive tjera, emëronin të partive të tyre. Vepronin ngjashëm si Kurti. Vetëm se paraardhësit nuk pohon se po e luftojnë korrupsionin. Synon vetëm kapjen e shtetit.

Kurti dallonte prej tyre. I dëshironte dy fitore: Edhe kapjen e shtetit me njerëzit të tij edhe rritjen e votave, nëpërmjet propagandës.

Propaganda kundër Pacollit

Një tjetër aksion propagande ishte ai që ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Kurti ka udhëhequr një fushatë propagande kundër rivalit të tij politik, Hashim Thaçit.

“Thikat mbi hartë”, ishin propagandë për ta glorifikuar vetën, jo për ta ndihmuar Kosovën. Për të ndërtuar një realitet kinse “Albini është i miri, Hashimi është i keqi”.

Përdori edhe pandeminë për ta luftuar këtë armik të tij, ndërkohë që njerëzit frikësoheshin nga vdekja prej Covid 19. Qytetarët e Kosovës nuk kanë përfituar asgjë nga beteja frontale e tij me Thaçin gjatë pandemisë. Ka përfituar vetëm Kurti. Ndoshta një grusht votash të reja.

Kurti gjatë pandemisë udhëhoqi edhe një aksion tjetër propagande. Ishte i asistuar nga Xhelal Sveçla. Rrinin me pendrek në dorë për ta arrestuar Behgjet Pacollin.

Qeveria Hoti mund të votohej edhe pa praninë fizike të Pacollit, por makineria e propagandës dëshironte të thoshte diçka tjetër. Dëshironte ta portretizonte Kurtin si luftues të pasanikëve. Si kryeminsitër që i trajton barabartë të gjithë qytetarët, pa i dalluar në të pasur e të varfër.

Por, në realitet vepronte ndryshe.

Derisa lufonte pasanikun Pacolli, Kurti promovonte produktet e firmave në pronësi të mikut të Lushtakut e tezakut të Kadri Veselit.

Po ashtu, nga pozita e kryeministrit heqte brengën i pari, nëse ishte i infektuar me Covid 19. Testohej bashkë me kabinetin e tij, derisa testimet vonoheshin për qytetarët që kishin pasur kontakte të drejtëpërdrejta me të infektuar.

Tentimi qesharak për të përfituar kreditët nga dënimi 4 milionësh i korporatave të naftës
Gjatë këtij 100 ditëshit mbahet mend edhe një aksion tjetër propagandues. Ishte tejet qesharak.

Tentuan t’ia vjedhnin kreditet Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, një institucion që ka dënuar para disa ditësh katër korporata të naftës. Dënimi ishte në vlerë prej 4 milionë eurosh.

Njerëzit e Kurtit e vërejtën se ky vendim është një hambar votash për Liderin e Madh. Pohuan nëpër mediat dhe grupet e tyre të propagandës se “Me Kurtin nuk ka hajgare”, “Shteti i udhëhequr nga Kurti po dënon hajnat e naftës”, e tituj të tjerë mashtrues.

Por, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kurti nuk ka fare gisht në këtë punë.

Hetimet kundër kompanive të naftës kishin nisur para disa vitesh.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës. Bordi drejtues mund të shkarkohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Kurti nuk i ka numrat për ta shkarkuar këtë bord.

Drejtuesit e këtij institucioni mund të mos dalin fare në punë me muaj të tërë dhe Kurti nuk ka mandat ligjor as për të komentuar veprimet e tyre. Për më tepër, ky institucion udhëhiqet nga një ish-zyrtar i LDK-së. Nga Valon Prestreshi. Ai është duke e hetuar edhe Qeverinë Kurti, për shkak të vendimit që i krijon monopol Telekomit të Kosovës.

Kurti ka a dëshirë që ta shkarkoj Prestreshin. Do ta kishte kishte shkarkuar që në ditën kur i nisi hetimet kundër tij, por nuk mund ta bëjë këtë.

Tendenca për t’ia vjedhur kreditët Autoritetit të Konkurrencës është qesharake. Nuk e beson askush që ky insititucion këtë e bëri, për shkak se ishte i detyruar nga Kurti.
Këtë mund ta besoj vetëm dikush që e beson edhe lajmin se dy prindër nga Kosova kanë nderuar Albin Kurtitn në 100 ditëshin e tij, duke e pagëzuar djalin e tyre me emrin e Liderit të Madh.

Fatmirësisht, numri i tyre nuk është i madh. Këto aksione propaganduese i bëjnë më shumë dëme se sa të mira politikanit Albin Kurti. E shndërrojnë në një politikan qesharak që ka dëshirë që dikush ta emëroj djalin e tyre me emrin e njeriut të madh, Albinit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close