fbpx
Lajme

Pas aktakuzës së Tribunalit Ndërkombëtar për krime kundër shqiptarëve, Palestina e ftonte kasapin Millosheviq të kremtonte Krishtlindjet në Betlehem

Para disa javësh, Demokracia.com ka publikuar një dokument të deklasifikuar ku shihej qartë qëndrimi i shtetit të Izraelit në favor të popullit të Kosovës. Ish-kryeministri izraelit, Ebu Barak, e krahasonte spastrimin etnik në Kosovë me Holokaustin e ndodhur ndaj hebrenjëve gjatë luftës së dytë botërore. Kryeministri i Izraelit i kishte dërguar një letër presidentit Bill Clinton, më 4 prill të vitit 1999, ku i kërkonte ndihmë për Kosovën.

Qëndrim të njëjtë me Izraelin nuk kishte mbajtur edhe Palestina gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Demokracia.com ka siguruar një artikull të vitit 1999, ku tregohet sesi pas aktakuzës së Tribunalit Ndërkombëtar për krime kundër shqiptarëve, Palestina e kishte ftuar kasapin Millosheviq të kremtonte Krishtlindjet në Betlehem.

https://www.sfgate.com/politics/article/palestinian-authority-invites-milosevic-to-2893451.php?fbclid=IwAR2_mxZVBGG1IkskbM_UB5tLhT2ipTq60LzwabS2R2H9qbImOSFRXSGX2JY

Autoriteti palestinez ka ftuar presidentin Slobodan Millosheviq të Jugosllavisë, i paditur për krime lufte, për t’u bashkuar në festimet e Krishtlindjeve ortodokse të krishtera në Betlehem në janar, sipas palestinezëve“, thuhej në artikullin e mediumit SFGATE, më 2 dhjetor 1999.

Pas informatave të verifikuara në lidhje me këtë çështje kishte reaguar Ministra e Jashtme e Izraelit, shkruan Demokracia.com.

Unë mendoj se nëse ai zbret këtu, ai do të ndalohet. Mendoj se ky do të jetë rasti në shumicën e vendeve në botë“, kishte thënë Aviv Shiron, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite. “Unë mendoj se ky është një gabim diplomatik“, kishte shtuar më tutje ai në vitin 1999.

Kur ishte bërë publike ftesa e Palestinës për Millosheviqin, një hetues i gjykatës në Hagë kishte thënë në kushte anonimiteti: “Unë do të thosha se zoti Arafat po merr shumë probleme në duart e tij, nëse e bën këtë. Çdo vend që ndihmon dhe nxit një kriminel lufte, bota do të kishte një këndvështrim mjaft të zbehtë“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close