fbpx
Lajme

Përfundon afati, ja sa ankesa janë paraqitur në PZAP

Tashmë ka përfunduar afati kohor prej 24 orësh për dorëzimin e ankesave në PZAP, që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të balotazhit nga KQZ.

Deri në orën 15:00 , janë bërë gjithsej 7 ankesa.

Në një prononcim për Indeksonline, kryesuesi i PZAP-së ka thënë se tre ankesa janë bërë nga LDK, tre nga PDK dhe një nga kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti në Shtime.

“Deri më tash janë paraqitur shtatë ankesa. Tre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Dragash, Kamenicë dhe Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë për Rahovec, Klinë dhe Prizren. Ndërsa kandidati i pavarur Fatmir Rashit për Shtime”, ka thënë Desku.

Ndryshe, nevojiten 72 orë që PZAP të shqyrtojë këto ankesa , për t’i dorëzuar pastaj në KQZ.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close