fbpx
Lajme

Përmbytjet në Greqi, telefonata e fundit e 36-vjeçarit: Nënë, po mbytemi!

Giorgos Makarounas është një prej viktimave nga përmbytjet e pazakonta në Mandra të Greqisë. 36-vjeçari, baba i një fëmije, u mbyt sapo doli nga kamioni i tij.

Ai punonte si shofer kamioni dhe u gjend në vendin dhe kohën e gabuar. Ai ndodhej në Mandra, qytezën më të goditur nga moti i keq në Greqi, e cila ishte përmbytur pothuajse e gjitha.

Kamioni ishte bllokuar për shkak të nivelit të ujit. Vetëm disa çaste përpara se të vdiste, ai foli në telefon me mamanë e tij.

“Mama kam frikë, po mbytemi”, ishin fjalët e tij të fundit. Sapo doli nga kamioni, linja telefonike u shkëput ndërsa raportohet se 36-vjeçarin e mori rrjedha e ujit.
Deri tani janë raportuar 16 të vdekur nga përmbytjet në Mandra.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close