fbpx
Lajme

Petritsch: Politika paqësore e Rugovës dështoi, të rinjtë morën armët dhe atëherë ndërkombëtarët u zgjuan

Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, ka folur në një dokumentar serb për negociatat dhe marrëveshjen e Rambujesë.

Fillimisht ai tregoi se si lindi UÇK-ja.

“Në fakt, rezistenca paqësore e udhëhequr nga Ibrahim Rugova dështoi. Dhe pas kësaj të rinjtë morën armët dhe papritmas komuniteti ndërkombëtar u zgjua”, tha Petritsch.

Ai po ashtu foli edhe për negociatat në Rambuje duke u shprehur se Rugova ishte absolutisht pasiv.

“Kisha përshtypjen se Rugova ishte absolutisht pasiv. Mbaj mend që Rugova ishte mjaft pasiv në Rambuje”, u shpreh ish-shefi i BE-së.

VIDEO: https://www.tiktok.com/@newsilir/video/7408954126026951968

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close