fbpx
Lajme

Policia arreston tre të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë tentimit të katërt të vazhdimit të seancës parlamentare, sërish është hedhur gaz lotsjellës nga deputet të pranishëm brenda në sallë dhe bazuar në këtë veprim si dhe bazuar në vendimet zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të veprojë duke shoqëruar në stacion edhe një deputet  për hedhje të gazit  lotsjellës si dhe një deputete për posedim të gazit lotsjellës.

Sipas policisë, përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close