Lajme
Prapaskenat e fjalosjes Kurti-Konjufca, u përplasën për një mocion
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë fjalosur para kamerave me njëri tjetrin, në një moment që është kapur nga kamerat e vendosura në sallën e Kuvendit.
Siç raportojnë mediat, përplasja ka ndodhur për shkak të mocionit të Partisë Demokratike (PDK) për grevën.
Portali Nacionale shkruan se Glauk Konjufca, kryekuvendar, argumentonte se duhej të flitej për çështjen e Grevës së Përgjithshme, ndërkohë që tjetër mendim kishte kryeministri Albin Kurti.
Të dy liderët në pushtet janë përplasur sot derisa po zhvillohej seanca e Kuvendit të Kosovës.
Në momentet e fjalosjes, Kurti bënte gjeste edhe me duar në drejtim të kryekuvendarit por fjalët e sakta që janë thënë gjatë këtij ndërveprimi ishte e pamundur të dëgjoheshin.