fbpx
Lajme

Presidenti Thaçi flet për zgjedhjet nga Kanadaja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe institucionet për organizimin e, siç i quajti ai, zgjedhjeve të lira e demokratike.

Thaçi nga Kanadaja, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, ka thënë se procesi zgjedhor ishte transparent dhe kredibil.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediet, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.

I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.

Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresisti Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Në Kanada, Presidenti ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditëve të kaluara ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të lartë të Kanadasë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close