fbpx
Lajme

Remi për veteranët: Kujdes kryeministër, jeni duke shkuar shumë larg me gabime

Shkruan: Rrustem Mustafa – Remi

Kujdes z. Kryeminister!Jeni duke shkuar aq larg me gabime, sa që të përjashtoni veteranët e UÇK-ës nga Ligji për Paga. Nuk e kuptoj mendësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve që ke afër, se si merrni guximin të bëni veprime që kuptohen si poshtërim dhe përjashtim, të kësaj kategorie të vlefshme të shoqërisë aktuale në Kosovë. I nderuar Albin, dua të besoj se je Kryeminstër për të gjithë qytetarët e Republikës. Udhëheqni me Qeverinë dhe po ashtu keni shumicën në Kuvendin e Kosovës. Pra, është në fuqinë tuaj të korrigjoni këtë gabim. Sigurisht se përgjegjësia do të bie vetëm tek ju, për të mirë apo për gabimin eventual. Unë ju dërgoj kërkoj që të keni kujdes. Përmirësojeni Shpresoj që me veprimin tuaj për Ligjin për Paga, ta demantoni përshkrimin për figurën tuaj si Kryeministër kundër veteranëve të UÇK-ës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close