fbpx
Lajme

Rexhaj: Degradimin total të shtetit mos ja faturoni Thaçit, është faji Osmanit dhe i Kurtit

Shkruan: Sali Rexhaj

Vjosa Osmani,

presidentja e kontrabanduar e Kosoves nuk leshon rast pa e sulmuar Hashim Thaqin, i cili ndodhet ne burg dhe nuk ka mundesi qe tu pergjigjet akuzave e shpifjeve te saje.

Edhe ne konferencen e fundit per shtyp me presidentin Ilir Meta, pos tjerash ish-presidentin Thaqi e akuzoj per idene e ndryshimit te kufinjeve, dhe pasojat qe i paska Kosova ende sot nga kjo ide.

Po eshte e vertete se Thaqi ne vitin 2018 doli me kete ide, te cilen e refuzuan shumica e partive ne Kosove dhe shtetet tjera evropjane duke perfshire edhe SHBA-te. Me kaq kjo ide mori fund dhe nuk ka asnje pasoje se per kete ide Thaqi mbeti i vetmuar dhe hoqi dore prej saje.

Por zonja Osmani mendon se ne nuk kemi mbamendje dhe te gjithe u takojme masave pa tru te cilave ajo u priu ne zgjedhjet e fundit nacionale. Zonje, ti i ke prire listes se Vv, parti e cila fare nuk e ka njofte shtetin e Kosoves, dhe e ka mohuar e luftuar ate me te gjitha mjetet. Nuk e ka njofte shtetin, kushtetuten, institucionet as simbolet. Dhe ate jo nje dite, nje muaj as nje vit, po prej se doli ne skene. Shtetin tone e sulmoj me te gjitha armet qe mund ti kishte ne dispozicion, nga gazi, mollotovi, bombat e zollat, per fat nuk kishte tanksa e aeroplan ushtarak se do te na bente rrafsh me toke. Me zi se Serbia e Millosheviqit.

Dhe aq me shume lideri i saj Kurti, nje dreq e din se si u katapulltua ne politike permes dritares, ishte kunder çdo marreveshje e cila kontribonte ne çlirimin e Kosoves e popullit shqiptar, nga Rambuje e deri sot. Ishte edhe kunder vet aktit te shpalljes se pavaresise.

Izolimin e Kosoves, varferimin e ikjen masive te qytetareve, degradimin total te shtetit dhe ftofjen e raporteve me SHBA, si dhe bllokimin e dialogut me Serbi, mos ja faturoni Thaqit as dikuj tjeter, sepse fajin e ke vetem ti me Kurtin. Qe 10-15 vjet prej se keni dale ne skene keni perkrahe kauza serbe e ruse dhe keni refuzuar çdo gje qe ka ardhe nga SHBA, edhe vet marreveshjen ne Shtepi te Bardhe e gasin e tyre, si dhe çdo marreveshje e cila do ta forconte e zhvillonte shtetin e Kosoves. Sidomos refuzimin e demarkacionit, veprim i cili i la qytetaret pa liberalizim te vizave, kurse ti e Kurti keni pasaporta te shteteve tjera me te cilat levizni pa pengesa. Njeherit e pengonit anetaresimin e Malit te Zi ne NATO, mu siq deshironte Rusia e Serbia. Merre me mend, sot pas luftes ne Ukraine ku do te ishte Ballkani e Kosova, po qe se Mali i Zi nuk do te ishte ne NATO. Nuk besoj kurre se keto veprime thellesishte anmiqesore karrshi Kosoves e SHBA-se i keni bere nga naiviteti apo mosdija. Per kete arsye as kemba nuk u shkele ne Shtepi te Bardhe.

Prandaj Vjoses dikush nga keshilltaret, ministri Peci nese e din, duhet te ja tregoj historine mes deles e dhise rreth bishtit, se po me vie keq qe ta tregoj publikishte.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close