fbpx
Lajme

“Ekziston transkripti, Nekibe Kelmendi i thotë Adem Salihajt se e keni plagosur veten”

I dënuari në rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, ka thënë se ish-ministren e Drejtësisë në qeverinë Thaçi 1, Nekibe Kelmendi, e kishte shkarkuar nga pozita Adem Salihaj, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së.

Syla, i cili në vitin 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihaj, ka dërguar nga burgu një letër publike për dy anëtarët e qeverisë Kurti: zv/kryeministrin Haki Abazi dhe ministrin e Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi.

Në këtë letër, të cilën e ka siguruar Insajderi, Shaban Syla thotë se Adem Salihaj, Nazim Bllaca dhe Gani Geci e kanë shkarkuar nga pozita ish-ministren Kelmendi, largimi i së cilës nga pozita më 2010 u bë temë diskutimi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Letra publike e Shaban Sylës për Haki Abazin dhe Besnik Bislimin:

Letër publike drejtuar ministri Bislimi dhe zëvendëskryeministrit Haki Abazi nga i dënuari në rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla:

Turp ju qoftë liria, turp ju qoftë gjaku i familjes së znj. Nekibe Kelmendi.

Kush e shkarkoj znj. Kelmendi e cila dha çdo gjë për Kosovën. Znj. Kelmendi e kanë shkarkuar agjenti Nazim Bllaca, bashkë me Adem Salihajn dhe kriminelin Geci.

Kthejeni transkriptin, dëgjoje zërin e të ndjerës Kelmendi duke i thënë Adem Salihajt se ti e ke plagosur vetveten vetëm për të akuzuar ShIK-un: dhe ke blerë postin në qeveri, kurse ju z. Bislimi e z. Abazi jeni të rreshtuar nga një kryeministër i cili para disa vitesh i ishte shmangur drejtësisë dhe gjykatave të Kosovës, e sot gjoja po e respekton ligjin. 

Turp, turp ju qoftë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close