fbpx
Lajme

Rrëfimi i Kudusi Lames për Kosharen: I thash Azem Sylës shtyeje sulmin për 24 orë, më tha shanca s’ka

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për herët të parë ka folur në lidhje me fillimin e Bejetës të Koshares.

Lame thotë se deri sot për luftën e Kosovës ka folur vetëm në aspektin e përgjithshëm, por sot ka vendosur të flasë edhe për Kosharen.

“Më 7 prill në darkë me merr në telefon Rrustem Berisha dhe më thotë “Ministri i Mbrojtjes, Azem Syla më ka urdhëruar të fillojë sulmin në Koshare në orën 3:00 të datës 8 prill. Të lutem mund të intervenosh te Ministri i Mbrojtjes të ma shtyjë sulmin për 24 orë, pasi më mungojnë disa gjëra dhe dua të hyjë në luftë i kompletuar”. I thashë po përpiqem të hyjë në lidhje me Azemin dhe të bisedojë”.

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, thotë se Azem Syla kishte të drejtë, por ai nuk donte që ky komandantë të mos hynte në luftë jo i kënaqur.

“E marr në telefon Azem Sylën dhe i kërkova të shtyjë sulmin për 24 orë. Më tha “në asnjë mënyrë jo”. Me tha “nëse nuk fillon sulmi më 8 prill, ju dhe Rrustem Berisha do të mbani përgjegjësi”…”.

Lame thotë se ai e dinte që Azem Syla dhe Xhavit Haliti kishin një dobësi në raport me shtabin e UÇK-së në Kosovë që ishte i vendosur në Kleçkë.

“Ata [Azem Syla dhe Xhavit Haliti] ishin të pathyeshëm nëse kishin pasur një kërkesë nga Shtabi i UÇK-së në Kosovë, pasi Azemi dhe Xhaviti ishin në Tiranë. Edhe refuzimi i tyre për të shtyrë sulmin në Koshare ishte në këtë drejtim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, rrëfen se pas një sërë telefonatash mes tij Azem Sylës, Rrustem Berishës dhe Bislim Zyrapit, ishte vendosur që sulmi në Koshare të shtyhej me 9 prill.

Ai thotë se gjithë këtë ndërmjetësim e kishte bërë për të ruajtur unitetin brenda grupeve shqiptare./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close