fbpx
Lajme

Rrëmbim në Fushë Kosovë: Dy burra ia mbyllin gruas dhe e fusin me dhunë në veturë

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.

Në videon të cilën e ka siguruar Insajderi, shihet gruaja teksa ndërhyn gjatë konfliktit në mes dy burrave.

Derisa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë në veturë duke e tërhequr me forcë.

Ajo dëgjohet disa herë duke kërkuar ndihmë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close