Rron Gjinovci: Ajnshtajni s’ka qenë kurgjo pos një fizikant, unë jam më shumë
Analisti Rron Gjinovci në emisionin Pressing të T7, ka dhënë koment dhe opinionin e tij lidhur me temën e fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar.
E Gjinovci tha se ajo cka kanë bërë Demaci e Kurti në qendër të Prishtinës ishte më e vështirë sesa ajo çka kanë bërë plot të tjerë larg kërcënimit fizik.
Ai gjithashtu është përplasur me opinionistin Ismajl Tashollin duke i thënë unë jam i madh për ty, dhe Ajshtajni s’ka qenë kurgjo pos një fizikant e unë jam më shumë.
“Ajo çka ka thënë Remi është shumë e logjikshme. Për mua dhe për plot njerëz në Kosovë është shumë ma e vështirë me bo çka kanë bë Adem Demaçi e Albin Kurti në qendër të Prishtinës, sesa çka kanë bë plot njerëz të tjerë që kanë qenë megjithatë larg prej kërcënimit fizik. Këta kanë qëndruar në Prishtinë, në zyrën e UÇK’së në mënyrë publike, kanë mbajtur konferenca shtypi aty në emër të UÇK’së”, është shprehur Gjinovci.